23 Maj 2024, 11:19
Nga M.B
Ana Bërnabiç, kryetare e Kuvendit të Serbisë.
SERBIA- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se propozimi i një rezolute për gjenocidin në Srebrenicë është një "farsë" dhe se ajo kurrë nuk ka qenë më e shqetësuar për paqen në Ballkan sesa tani.
"I ftoj të gjithë nga Bashkimi Evropian (BE) të pyesin veten se si do të duket Bosnjë e Hercegovina pas votimit të rezolutës. A do të jetë një vend më paqësor, më i qëndrueshëm, ku të ketë mirëkuptim më të madh ndërmjet boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, ose më të paqëndrueshëm”, tha ajo për televizionin TV Pink në Serbi.
Ajo deklaroi se, para së gjithash, këtë e bëri Gjermania, e më pas të gjithë ata nga Bashkimi Evropian dhe të gjithë ata që do të votojnë për rezolutën, transmeton Beta. Bërnabiç pyeti se si do të ndihen sot serbët në Bosnje e Hercegovinë, në Republika Sërpska, në Federatë...
“Turp për ju, sidomos për ju nga Gjermania, turp për ju, atë që po i bëni popullit në Ballkan, gjithë popullit në Ballkan, para së gjithash popullit serb, por edhe të gjithëve në Ballkan. Kjo nuk po i sjell askujt asgjë të mirë”, tha Bërnabiç.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë më 23 maj për një rezolutë që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Sponsorë të rezolutës janë Gjermania dhe Ruanda, ndërsa 32 vende janë bashkë-sponsorizues, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë e Madhe dhe Italinë.
Këshilli Shtetëror i Serbisë në disa raste ka vlerësuar se rezoluta është një deklaratë politike që synon të vendosë një vulë kolektive në kokën e një kombi. Në prag të seancës, në Beograd u shfaqën billborde me mesazhin "Ne nuk jemi një komb gjenocidal". Në to janë të theksuara stemat e Serbisë dhe të Republikës Sërpska, entiteti i Bosnje e Hercegovinës.
Rezoluta nuk përmend asnjë komb apo shtet. Ajo u referohet fakteve të përcaktuara nga aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe nga gjykatat vendase./ REL
ana bërnabiç kryetare e kuvendit të serbisë
Bota
23 Maj 2024, 11:13
N.F
QKUK
KOSOVË- Një nga tre të plagosurit pas të shtënave të regjistruara mbrëmjn e djeshme mësohet se është...
Bota
23 Maj 2024, 10:17
M.B
Ushtarët qëndrojnë pranë një ambulance në vendin e ngjarjes së shembjes së një skene gjatë një tubimi e...
Bota
23 Maj 2024, 09:52
N.F
KOSOVË- Eurodeputeti gjerman, Franz Romeo një një intervistë të zhvilluar së fundmi është shprehur se nuk e sheh t&eum...
Bota
23 Maj 2024, 09:48
M.B
Moska
MOSKË- Rusia ka arrestuar nënkryetarin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Vadim Shamarin, n&eu...
Bota
23 Maj 2024, 09:29
N.F
Stjepan Mesiç
SREBRENICË- Ish-president i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç së fundmi është shpre...
Bota
23 Maj 2024, 09:19
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të enjten se kundërajrorët rusë e kanë zmbrapsur një sulm t&eu...
Bota
23 Maj 2024, 08:56
M.B
Ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz flet në Parlament në Varshavë, 22 maj 2024.
VARSHAVË– Polonia nënshkroi...
Bota
23 Maj 2024, 08:53
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Pas deklaratës se do ta njohë Palestinën si shtet, janë shtuar thirrjet ndaj Spanjës që të ...
Bota
23 Maj 2024, 08:40
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Vendimet që merr parlamenti i BE-së lenë gjurmë në jetën e përditshme në Gjermani. Megjit...
Bota
23 Maj 2024, 08:47
M.B
Në këtë fotografi të kombinuar shihen presidenti jugkorean Yoon Suk Yeol (majtas), kryeministri kinez Li Qiang (në mes) dhe kryeminis...