Aktualitet

Destinacion Shqipëria, kapen 320 kg në Portin e Pireut, arrestohen 4 persona

Lidhur me këtë ngjarje mësohet se në pranga ka rënë një shqiptar, person i shpallur në kërkim prej vitit 2017.

23 Maj 2024, 09:55 Nga M.B
Destinacion Shqipëria, kapen 320 kg në Portin e Pireut, arrestohen 4
Foto ilustruese

GREQIA- Rreth 320 kg kokainë janë sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Portin e Pireut. Mësohet se sasia e madhe e drogës është zbuluar në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë, prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës.

Për këtë rast mësohet se janë arrestuar gjithsej katër persona, dy grekë dhe dy shqiptarë. Një prej shqiptarëve të arrestuar bëhet me dije se është një person i shpallur në kërkim prej vitit 2017. Shqiptari ka qenë më parë i përfshirë në një rast të kapjes së drogës “Capatagon” e njohur edhe si “Droga e Xhihadistëve”.

porti i pireut

Sondazh

Poll