23 Maj 2024, 09:25
Nga r.ll
parate
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar "arrest shtëpie" Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani, të cilët para tre ditëve u arrestuan me 80 mijë euro që dyshohet se ishin grabitur në bankat e BE-së.
Shuma e parave e cila do të shitej në tregun e brendshëm, u kap në automjetin me të cilin po lëviznin dy personat.
Këta të fundit dyshohet se i kanë marrë paratë nga persona të tjerë që kanë realizuar grabitjet jashtë vendit dhe do t’i shisnin tek të tjerë.
VENDIMI I GJYKATËS:
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim V.K..
Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim V.K., atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim V.K.të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Shijak, fshatin Hardhishtë, banesë private, 2-katëshe.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim V. K. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë personit nën hetim T. D.
Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim T.D, atë të “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, duke u detyruar personi nën hetim T. D. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Fushë-Krujë, Zallë, banesë private, 2-katëshe.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim T. D. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.
Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
taulant demerxhiu vladimir kokomani gjykata e durresit
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me 52-vjeçarin, Jakup Shahu i cili goditi me thikë gruan e tij n&eum...
Aktualitet
23 Maj 2024, 09:01
N.F
Aksidenti
LEZHË- Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të kryqëzimit t&e...
Aktualitet
23 Maj 2024, 08:13
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanf...
Aktualitet
23 Maj 2024, 08:03
r.ll
kanacja e coca coles
TIRANË- Në kuadër të 30-vjetorit të kompanisë “Coca-Cola” në Shqipëri, në...
Aktualitet
23 Maj 2024, 07:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 02:15 në rrugën “Xhanfize Keko&...
Aktualitet
23 Maj 2024, 07:24
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Numri i diplomave në ciklin e studimeve bachelor po reduktohet me shpejtësi, teksa nga viti 2019 n&e...
Aktualitet
23 Maj 2024, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike vijojnë ndikimin e tyre duke kushtë...
Aktualitet
23 Maj 2024, 07:23
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ruan një stabilitet të pazakontë në raport m...
Aktualitet
22 Maj 2024, 22:44
M.B
Ish-drejtuesi i Sigurimit
TIRANA- Ramiz Alia nuk donte ta pranonte që busti i Enver Hoxhës do të rrëzohej dhe nuk dha asnjë d...
Aktualitet
22 Maj 2024, 22:40
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Zbulimi jugosllav që kishte harxhuar miliona dollarë për destabilizimin e Shqipërisë nuk mund ta humb...