Aktualitet

Në kanaçet e "Coca-Cola"-s stampohet zemra e shqipes dykrenare nga koleksioni i pikturave të Edi Ramës

Rama ishte po ashtu i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së kompanisë italiane në Tiranë.

23 Maj 2024, 08:03 Nga r.ll
Në kanaçet e "Coca-Cola"-s stampohet zemra e shqipes
kanacja e coca coles

TIRANË- Në kuadër të 30-vjetorit të kompanisë “Coca-Cola” në Shqipëri, në kanaçen 330 ml është stampuar zemra e shqipes dykrenore, dhuruar nga kryeministri Edi Rama prej koleksionit të tij të pikturave.

Rama ishte po ashtu i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së kompanisë italiane në Tiranë.

Ai theksoi se ardhja e “Coca-Cola”-s në vitin 1994 u konsiderua edhe si një lajmëtare e lirisë së vendit dhe dallandyshja e parë e kapitalizmit në Shqipëri.

30-vjetori i coca coles edi rama

Sondazh

Poll