Aktualitet

Zbardhen detaje nga plagosja në Tiranë/ E goditi bashkëshorten me thikë në qafë dhe trup, 52-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu (EMRAT)

Jakup Shahu rezulton person me precedent penal dhe sapo kishte dalë nga burgu. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë lajmëruar policinë.

23 Maj 2024, 08:13 Nga r.ll
Zbardhen detaje nga plagosja në Tiranë/ E goditi bashkëshorten me
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. 52-vjeçari, Jakup Shahu ka qëlluar me thikë në bark dhe qafë gruan e tij.

46-vjeçarja, Edlira Shahu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë”. Sipas raportimeve shkak i kësaj ngjarjeje është bërë xhelozia nga ana e 52 vjeçarit.

Jakup Shahu rezulton person me precedent penal dhe sapo kishte dalë nga burgu. Në vitin 2011 ka bërë vrasje dhe ka kryer 13 vite burg. Çifti ishin prindër të një fëmije, e cila nuk ka qenë në banesë në momentin e ngjarjes. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat dhe kanë lajmëruar policinë.

plagosje ne tirane edlira shahu jakup shahu

Sondazh

Poll