Aktualitet

E rëndë në Tiranë, goditi me thikë në trup dhe në qafë bashkëshorten, arrestohet 52-vjeçari

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

23 Maj 2024, 07:54 Nga M.B
E rëndë në Tiranë, goditi me thikë në trup dhe
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 02:15 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë ku 52-vjeçari me inicialet E. Xh., dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë bashkëshorten e tij. Mësohet se 46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë. 

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia tirane

Sondazh

Poll