Bota

E rëndë në Pejë, plagosen 3 persona të së njëjtës familje, njëri në gjendje të rëndë, autori në arrati

Mësohet se personi i dyshuar si autor i ngjarjes ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit janë nisur për në spitalin e Prishtinës.

22 Maj 2024, 22:49 Nga M.B
E rëndë në Pejë, plagosen 3 persona të së
Foto ilustruese

KOSOVA- Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pejë të Kosovës. Mësohet se personi i dyshuar si autor i ngjarjes ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit janë nisur për në spitalin e Prishtinës. Ndërkohë raportohet se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

“Ka ndodhur një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Ersan Qavolli për mediat teksa shtoi se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

plagosje ne kosove

Sondazh

Poll