Bota

Intensifikimi i sulmeve në Gazë/ Erdogan: Bota do të përballet me konflikte të reja nëse Izraeli nuk ndalet

Më tej pesidenti turk përshëndeti Norvegjinë, Spanjën dhe Irlandën që njoftuan synimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet më 28 maj dhe përsëriti nevojën për të mbajtur përgjegjës kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për krimet e kryera në Rripin e Gazës.

22 Maj 2024, 22:14 Nga B.Z
Intensifikimi i sulmeve në Gazë/ Erdogan: Bota do të
Rexhep Tajip Erdogan

GAZË - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar këtë të mërkurë se bota do të përballet me konflikte të reja nëse agresioni i Izraelit në Rripin e Gazës nuk ndalet.

“Ndërsa vendet perëndimore po mbështesin Netanyahun, është e pamundur të ndalet masakra në Palestinë. Unë po e them ashtu siç është, konflikte të reja presin botën tonë nëse zgjerimi sionist në Gaza vazhdon,” tha ai në një fjalim në Ankara.

Më tej pesidenti turk përshëndeti Norvegjinë, Spanjën dhe Irlandën që njoftuan synimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet më 28 maj dhe përsëriti nevojën për të mbajtur përgjegjës kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për krimet e kryera në Rripin e Gazës.

 

rexhep tajip erdogan lufte izrael-hamas

Sondazh

Poll