Bota

Provokim ndaj Greqisë? Pas presidentes së zgjedhur edhe Mickoski e quan shtetin e tij “Maqedoni”

Ndërkohë kjo ka shkaktuar tensione mes vendeve, ku një ditë më parë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se në rast se nuk do të ketë reflektim nga ana e tyre, rruga drejt Bashkimit Europian do të bllokohet.

22 Maj 2024, 21:29 Nga E. D
Provokim ndaj Greqisë? Pas presidentes së zgjedhur edhe Mickoski e
Christian Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i VMRO-së Christian Mickoski e ka quajtur shetine tij Maqedoni në vend të Maqedonia e Veriut. Gjithashtu edhe presidentja e sapo zgjedhur e vendit Gordana Siljanovska-Davkova bëri të njëjtën gjë duke e quajtur Maqedoni dhe jo Maqedonia e Veriut.  

“Sot, së bashku me zëvendëspresidentin Timco Mucunski, patëm një takim me ambasadorin austriak Martin LPammer. Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë në fushën ekonomike do të promovohen dhe inkurajohen edhe më tej në periudhën e ardhshme”, shkruan ai.

Ndërkohë kjo ka shkaktuar tensione mes vendeve, ku një ditë më parë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis tha se në rast se nuk do të ketë reflektim nga ana e tyre, rruga drejt Bashkimit Europian do të bllokohet.

christian mickoski gordana siljanovska-davkova

Sondazh

Poll