Bota

Aksident i rëndë në Selanik, motorri përplas për vdekje kalimtaren

Në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie si dhe autoambulanca që kanë dërguar gruan drejt spitalit por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja dha frymën e fundit

22 Maj 2024, 22:36 Nga B.Z
Aksident i rëndë në Selanik, motorri përplas për vdekje
Foto ilustruese

GREQI - Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Selanik. Një motorr ka përplasur një kalimtare teksa kjo e fundit ishte duke kaluar rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vasilissis Olgas, ku drejtuesi i motorit në rrethana ende të paqarta ka përplasur 68-vjeçaren e cila mori plagë të shumta dhe u dërgua fillimisht në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas mediave vendase si pasojë e aksidetit gruaja, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije ka pësuar dëmtime të rënda në tru. Në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie si dhe autoambulanca që kanë dërguar gruan drejt spitalit por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja dha frymën e fundit. Ndërkohë drejtuesi i motorrit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

aksident selanik

Sondazh

Poll