Politike

Lufta në Ukrainë, Zelensky telefonatë me Ramën: Diskutuam bashkëpunimin e vazhdueshëm në mbrojtje

Me anë të një postimi në X, Zelensky shkruan se me Ramën bisedoi për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falenderoi që vendi ynë do të marrë pjesë.

22 Maj 2024, 17:07 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, Zelensky telefonatë me Ramën: Diskutuam
Rama dhe Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë ditën e sotme me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Me anë të një postimi në X, Zelensky shkruan se me Ramën bisedoi për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falenderoi që vendi ynë do të marrë pjesë. Po ashtu ai ka theksuar se gjatë telefonatës kanë diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mbrojtje. 

Postimi i plotë: 

Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama , një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoi për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë. E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje.

volodymyr zelensky edi rama

Sondazh

Poll