Politike

Vota e Diasporës/ Gjiknuri: PS me parimin që emigrantët të votojnë me një sistemi të besueshëm postar

Gjiknuri tha se KQZ bëri një propozim teknik ku ka futur shumë elemente të votimit elektronik.

22 Maj 2024, 20:26 Nga M.B
Vota e Diasporës/ Gjiknuri: PS me parimin që emigrantët të
Damian Gjiknuri

TIRANA-  Sot u mblodh grupi i punës për Reformën Zgjedhore dhe pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Pas mbledhjes, Damian Gjiknuri u shpreh se variant që mbështet Partia Socialiste është që diaspora të votojë nëpërmjet postës. Gjiknuri tha se KQZ bëri një propozim teknik ku ka futur shumë elemente të votimit elektronik.

“KQZ bëri një propozim teknik ku ka futur shumë elemente të votimit elektronik. Votimi elektronik në distancë ka shumë pikëpyetje nga pikëpamja e integritetit. Nëse do shkohet në votimin elektronik në gjithë Shqipërinë, kjo është një çështje tjetër, siç dhe eksperienca ndërkombëtare sugjeron, votimi elektronik do bëhet pjesor.

Varianti më i ndjeshëm dhe potencial mbetet varianti klasik i votimit me postë. PS është me parimin që çdo shqiptar që jeton jashtë vendit, i cili i nënshtrohet dy tre hapave normal verifikues, që kanë të bëjnë me identitetin dhe adresave të tij, dhe nëpërmjet një sistemi të besueshëm postar të mund të votojë”, tha Gjiknuri.

vota e diaspores

Sondazh

Poll