Politike

Dosja "5D" dhe afera e Inceneratorëve/ Këlliçi: Qytetarët të kërkojnë llogari ku shkojnë taksat e tyre

Këlliçi tha se në aferën e inceneratorëve nuk ka përgjegjësi vetëm Bashkia e Tiranës. Ai tha se kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, pas aferave që ka përfshirë këtë institucion qoftë me inceneratorët ashtu edhe ‘5D’.

22 Maj 2024, 19:05 Nga B.Z
Dosja "5D" dhe afera e Inceneratorëve/ Këlliçi:
Belind Këlliçi

TIRANË - Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar sërish mbrëmjen e sotme dosjen "5D" dhe çështjen e inceneratorëve. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Këlliçi tha se në aferën e inceneratorëve nuk ka përgjegjësi vetëm Bashkia e Tiranës, pasi sipas tij autori kryesor i kësaj afere është kryeministri Rama.

“Kryeministri është autori kryesor i aferës së inceneratorëve, pasi i ka dhënë 8 % bonus një kompania, por Bashkia e Tiranës, bazuar në shkresa ka në administrim dhe menaxhon çdo ditë këtë proces. A është vetëm bashkia e Tiranës përgjegjëse? natyrisht që jo”, tha Këlliçi.

Këlliçi deklaroi se lidhur me këto afera qytetarët duhet të zhvishen nga ngjyrimet politike dhe të kërkojnë llogari se çfarë ndodh me taksat e tyre, ku shkojnë ato taksa që paguajnë. Ndërkohë ai është ndaluar edhe tek deklaratat e Gabriel Escobar i cili tha se "Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë dhe e qartë". Lidhur me këtë Këlliçi u shpreh se "duket se ai ka këshilltarë mediokër, pasi vitet ’90 është periudha më e mirë që ka pasur Shqipëria, pasi ishte pikërisht kjo periudhë që vendi u hap, që u bëmë partnerë me SHBA".

belind kellici inceneratore spak

Sondazh

Poll