Politike

Vota e Diasporës/ Propozimi i KQZ-së: Të bëhet me elektronikë dhe me postë, elektorati nga jashtë mund të votojnë disa herë, por numërohet vetëm e fundit

Në përfundim të kësaj mbledhjeje Celibashi tha se në mbledhje u diskutuan dy komponentë ku i pari kishte lidhje me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë nëpërmjet një aplikacioni apo portali të posaçëm që administrohej nga KQZ dhe komponenti i dytë kishte të bënte me mënyrën e votimit.

22 Maj 2024, 20:01 Nga M.B

 

Vota e Diasporës/ Propozimi i KQZ-së: Të bëhet me
Ilirian Celibashi

TIRANA- Sot u mblodh grupi i punës për Reformën Zgjedhore dhe pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje Celibashi tha se në mbledhje u diskutuan dy komponentë ku i pari kishte lidhje me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë nëpërmjet një aplikacioni apo portali të posaçëm që administrohej nga KQZ dhe komponenti i dytë kishte të bënte me mënyrën e votimit.

“Kishte dy komponentë, komponenti i parë lidhje me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë nëpërmjet një aplikacioni apo portali të posaçëm që administrohej nga KQZ dhe komponenti i dytë kishte të bënte me mënyrën e votimit. KQZ propozon që votimi të bëhet me elektronikë ose me postë. Periudha e votimet nga jashtë të zgjasë disa ditë para datës së zgjedhjeve brenda vendit. Votuesi nga jashtë do mund të votojnë në aplikacion disa herë, por numërohet vetëm vota e fundit", sqaroi Celibashi.

kqz

Sondazh

Poll