Bota

"Dimër në pranverë"/ Breshëri "zbardh" rrugët e Italisë, dëmtohen kulturat bujqësore (FOTO)

Gjithashtu mësohet se breshëri ka dëmtuar edhe kulturat bujqësore të fermerëve. Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme reshjet e breshërit kanë qënë të dendura, dhe kanë zbardhur rrugët.

22 Maj 2024, 19:26 Nga B.Z
"Dimër në pranverë"/ Breshëri "zbardh"
Pamje nga Torino

ITALI - Moti i keq ka goditur zonën e Torinos në Itali, pasditen e kësaj të mërkure. Edhe pse jemi zyrtarisht në stinës e Pranverës, breshëri ka mbuluar rrugët duke shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve. Sipas mediave vendase probleme raportohen në disa rrugë në Moncalieri, veçanërisht në kryqëzimin që të çon në autostradën Torino-Piacenza, në Trofarello, por edhe në ish-rrugën shtetërore 29 për në Santena.

Gjithashtu mësohet se breshëri ka dëmtuar edhe kulturat bujqësore të fermerëve. Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme reshjet e breshërit kanë qënë të dendura, dhe kanë zbardhur rrugët. Italia është përfshirë së fundmi nga moti i keq. Pak ditë më parë një stuhi me reshje shiu përfshiu zonën e Borgo Mantovano, ku si pasojë një tren që transportonte mallra doli nga shinat dhe u përmbys. Gjithashtu stuhia shkaktoi përmbytje edhe në disa banesa dhe biznese.

"Dimër në pranverë"/ Breshëri "zbardh"

itali moti i keq

Sondazh

Poll