Bota

Rishi Sunak shpall zgjedhjet e ardhshme me 4 korrik: Në 5 korrik ose Keir Starmer ose unë do të jemi kryeministër

Gjithashtu Sunak thotë se në 5 korrik ose Keir Starmer ose ai do të shpallen kryeministër.

22 Maj 2024, 18:17 Nga E. D

Rishi Sunak shpall zgjedhjet e ardhshme me 4 korrik: Në 5 korrik ose Keir

BRITANI- Kryministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak konfirmon se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 4 korrik. Gjithashtu Sunak thotë se në 5 korrik ose Keir Starmer ose ai do të shpallen kryeministër. Sunak u shpreh se Starmer ka treguar herë pas here se do të marrë rrugën e lehtë dhe do të bëjë gjithçka për të marrë pushtetin.

"Nuk mund të them të njëjtën gjë për Partinë Laburiste sepse nuk e di se çfarë ofrojnë. Dhe në të vërtetë nuk mendoj se as ju e dini. Dhe kjo sepse ata nuk kanë plan. Nuk ka asnjë veprim të guximshëm. Dhe si rezultat e ardhmja mund të jetë vetëm e pasigurt me ta. Në 5 korrik, ose Keir Starmer ose unë do të jemi kryeministër. Ai ka treguar herë pas here se do të marrë rrugën e lehtë dhe do të bëjë gjithçka për të marrë pushtetin. Nëse ai ishte i lumtur të braktiste të gjitha premtimet që bëri për t'u bërë udhëheqës lider pasi të merrte vendin e punës, si mund ta dini se ai nuk do të bënte saktësisht të njëjtën gjë nëse do të bëhej kryeministër?" deklaroi Sunak. 

rishi sunak

Sondazh

Poll