Bota

"Po vjen fundi i një epoke!" Analiza: Momentet kryesore politike nga 14 vite sundim konservator në Mbretërinë e Bashkuar

Në një referendum të vështirë që kishte kërcënuar të ndante Mbretërinë e Bashkuar, Skocia votoi 55%-45% kundër pavarësisë në një fitore për Cameron dhe partitë kryesore politike kombëtare ndaj Partisë Kombëtare Skoceze.

22 Maj 2024, 18:46 Nga M.B

 

"Po vjen fundi i një epoke!" Analiza: Momentet kryesore politike
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron flet gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Tiranë, Shqipëri, 22 maj 2024

LONDËR- Britania do të mbajë zgjedhjet kombëtare më 4 korrik, të cilat sipas sondazheve thuhet se do t'i japin fund 14 viteve të qeverisjes së udhëhequr nga Partia Konservatore, duke përfshirë një nga periudhat më të trazuara në historinë politike të vendit pas Luftës së Dytë Botërore. Më poshtë janë momentet përcaktuese të katër mandateve të konservatorëve në pushtet, nën pesë kryeministra të ndryshëm, që nga viti 2010.

REZULTATET E ZGJEDHJEVE 2010

Partia Konservatore e udhëhequr nga David Cameron fiton shumicën e vendeve në parlament, por jo një shumicë të përgjithshme, duke rrëzuar Partinë Laburiste e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1997. Britania kishte qeverinë e saj të parë të dalë nga një koalicion që nga viti 1945, pasi Cameron pranoi të punojë me Liberal Demokratët e qendrës.

REFERENDUM 2014, SKOCI

Në një referendum të vështirë që kishte kërcënuar të ndante Mbretërinë e Bashkuar, Skocia votoi 55%-45% kundër pavarësisë në një fitore për Cameron dhe partitë kryesore politike kombëtare ndaj Partisë Kombëtare Skoceze.

FITORJA E ZGJEDHJEVE 2015

Me sondazhet që tregojnë për një zgjedhje të ngushtë, Cameron fitoi një shumicë të papritur dhe një mandat të dytë si kryeministër. Ai ndoqi një premtim të vitit 2013 për të mbajtur një referendum për largimin nga Bashkimi Evropian. Cameron dëshironte që Britania të mbetej në BE.

2016: Britania e Madhe VOTON PËR BREXIT, CAMERON DËRHEQET

Britanikët shkaktojnë një tronditje globale duke votuar 52%-48% për t'u larguar nga BE-ja, duke i dhënë fund një bashkimi më shumë se 40-vjeçar dhe duke e zhytur vendin në krizën e tij më të madhe politike që nga Lufta e Dytë Botërore. Cameron jep dorëheqjen dhe partia zgjedh Theresa May për ta pasuar atë.

ZGJEDHJET E PARASHKOHSHME 2017

Duke ecur lart në sondazhet e opinionit dhe duke kërkuar një shumicë më të madhe në parlament për të shtyrë legjislacionin e Brexit, May kërkon zgjedhje të parakohshme. "Loja" dështon pasi konservatorët humbasin shumicën e tyre. Ata formojnë një qeveri duke arritur një marrëveshje me Partinë Unioniste Demokratike pro-MB të Irlandës së Veriut. 

MAJ 2019: PARALIZË E BREXIT-it, MAY DORËHIQET, VJEN JOHNSON

May jep dorëheqjen pasi nuk arriti të thyejë bllokimin parlamentar mbi mënyrën se si Britania duhet të largohet nga BE. Boris Johnson, një nga fytyrat kryesore të fushatës pro-Brexit, fiton garën e brendshme të Partisë Konservatore për ta pasuar atë.

DHJETOR 2019: JOHNSON UDHËHEQË KONSERVATIVËT NË FITORE

Me parlamentin të paralizuar për Brexit, Johnson shpall zgjedhje të parakohshme. Duke bërë fushatë nën sloganin "Get Brexit Done" ai i drejton konservatorët drejt fitores së tyre më të madhe zgjedhore që nga fitorja e Margaret Thatcher në 1987.

BREXIT 2020 KRYHET

Johnson përdor mandatin e tij për të drejtuar një marrëveshje Brexit përmes parlamentit dhe Brukselit, dhe Britania del nga BE më 31 janar 2020, duke u bërë shteti i parë që tërhiqet nga blloku. Pjesa më e madhe e ndikimit të marrëveshjes është vonuar deri pas një periudhe tranzicioni. Megjithatë, ajo përfaqëson ndryshimin më të madh gjeopolitik të Britanisë që nga humbja e perandorisë së saj të madhe.

KORRIK 2022: JOHNSON DORËHIQET

Johnson drejton Britaninë gjatë pandemisë COVID-19, në një moment u shtrua në spital nga sëmundja, por një listë e gjatë skandalesh dhe hapash të gabuar përfundimisht provoi shumë. Ai jep dorëheqjen pas një revolte ministrore.

SHTATOR 2022: PREMIERA KAOTIKE E TRUSSIT

Liz Truss mund Sunak në një garë për të pasuar Johnson. "Mini-buxheti" që përmban shkurtime të pafinancuara të taksave tmerron tregjet financiare, duke rritur ndjeshëm kostot e huamarrjes dhe duke dëmtuar më tej reputacionin e Britanisë për stabilitet politik dhe fiskal. Ajo zgjat vetëm 44 ditë para se të njoftojë dorëheqjen.

TETOR 2022: SUNAK BËHET KRYEMINISTRI

Sunak merr detyrën si kryeministri i tretë i Britanisë në po aq muaj, duke u zotuar të rivendosë stabilitetin në qeveri. Ai bën pesë premtime kyçe të fokusuara në ekonomi, ndalimin e migracionit të paligjshëm dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor. Në shkurt 2023, Sunak arrin një marrëveshje me BE-në mbi rregullat tregtare për Irlandën e Veriut, duke përmirësuar lidhjet me bllokun.

MAJ 2024: SUNAK THËRRET ZGJEDHJE TË PËRGJITHSHME

Kryministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak konfirmoi sor se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 4 korrik./ Reuters

david cameron

Sondazh

Poll