Bota

Policia amerikane po e kërkonte në shtëpi të arratisurin, ai ishte fshehur në lavatriçe

David Jerome Jackson ndodhej në arrati për dy muaj përpara se të arrestohej në qytetin Pensacola. 

22 Maj 2024, 18:10 Nga E. D
Policia amerikane po e kërkonte në shtëpi të arratisurin, ai
pamje nga vendngjarja

FLORIDA- Një 31-vjeçar i dyshuar për të shtënat në Florida u kap nga policët i fshehur brenda në një lavatriçe. David Jerome Jackson ndodhej në arrati për dy muaj përpara se të arrestohej në qytetin Pensacola. Siç raportohet autoritetet e kërkonin 31-vjeçarin për sulm të rëndë, dëmtim të pronës dhe posedim të një arme zjarri. 

Ndërsa zyra e Sherifit të Qarkut Escambia mori një informacion se David Jerome Jackson fshihej në një shtëpi në Pensacola dhe iu dërgua një urdhër dëbimi. Në një kohë të shkurtër u organizua një aksion, ku i arratisuri pas kontrollit në lokal u gjet në lavatriçe. 

“Ne e nxorëm ngadalë, ndërsa ai luftonte të qëndronte në vendin e tij të fshehur. Në makineri kishte tre çarçafë, çorape, një këmishë të thërrmuar dhe një shami”, thanë rojet e sigurisë

david jerome jackson

Sondazh

Poll