Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Britani/ Starmer: Ky është momenti që vendi ka pritur

Gjithashtu ai thotë se kjo është koha për të ndryshuar komunitetet dhe vendin e quan këtë fushatë zgjedhore një mundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë.

22 Maj 2024, 18:51 Nga E. D
Zgjedhjet e parakohshme në Britani/ Starmer: Ky është momenti
Keir Starmer

BRITANI- Sir Keir Starmer dha një deklaratë për shtyp, pasi kryeministri Rishi Sunak konfirmoi zgjedhjet e parakohshme me 4 korrik. Starmer e quan këtë një moment që vendi ka nevojë dhe e ka pritur.

Gjithashtu ai tha se kjo është koha për të ndryshuar komunitetet dhe e quan këtë fushatë zgjedhore një mundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë.

"Besoj se me durim dhe vendosmëri mund të zhbllokojmë potencialin e vendit. E ardhmja është në duart tuaja. Më 4 korrik keni një zgjedhje. Së bashku mund të ndalojmë kaosin, të kthejmë faqen dhe mund të fillojmë të rindërtojmë Britaninë dhe të ndryshojmë vendin tonë," përfundon Starmer.

keir starmer mb zgjedhjet e parakohshme

Sondazh

Poll