Bota

Guardian: Rishi Runak pritet të shpallë zgjedhjet e parakohshme në Britani me 4 korrik

Siç raportohet Sunak mund shpallë zgjedhjet në fillim të verës, me spekulime se ato do të mbahen më 4 korrik.

22 Maj 2024, 17:39 Nga E. D
Guardian: Rishi Runak pritet të shpallë zgjedhjet e parakohshme
Rishi Sunak

BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishik Sunak pritet që së shpejti të shpallë zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Siç raportohet Sunak mund shpallë zgjedhjet në fillim të verës, me spekulime se ato do të mbahen më 4 korrik.

“Shpresoj që puna ime që kur u bëra kryeministër të tregojë se ne kemi një plan dhe jemi të përgatitur për të ndërmarrë veprime të guximshme të nevojshme që vendi ynë të lulëzojë.Tani unë kam qëndruar me atë plan dhe kam qenë gjithmonë i sinqertë me ju për atë që nevojitet edhe kur kjo ka qenë e vështirë," tha ai. 

Në një deklaratë të papritur para Downing Street, Sunak tha se ishte krenar për atë që qeveria e tij kishte arritur ndërsa ai vendosi synimet për të luftuar për “çdo votë”. Megjithatë, Starmer pritet gjerësisht të bëhet kryeministri i ardhshëm pas transformimit të partisë së tij që nga humbja historike e zgjedhjeve gati pesë vjet më parë. Duke folur nga një foltore në rrugë, pavarësisht shiut, Sunak tha se zgjedhjet do të ishin një çështje besimi, duke paralajmëruar se populli britanik nuk mund të besonte asnjë premtim të bërë nga Starmer.

rishi sunak

Sondazh

Poll