Art&Argëtim

Rihanna ecën rrugëve të New York me çorape 1 mijë dollarëshe, habit me zgjedhjen e saj

Fansat dhe ndjekësit e këngëtares u habitën kur panë idhullin e tyre të dilte me çorape rrugëve të New Yorkut sidomos në një ditë me shi.

22 Maj 2024, 11:59 Nga S.B
Rihanna ecën rrugëve të New York me çorape 1 mijë
Rihanna

SHBA- Kënëgtarja Rihanna doli në rrugët e NYC e veshur me ato që në fillim dukeshin si një palë çorape por që në fakt janë një palë këpucë të shtrenjta. Themeluesja e Fenty Beauty kishte veshur çizmet Domenica të Bottega Veneta (1100 dollarë), të cilat kanë një pjesë të sipërme prej pambuku të thurur dhe shollë të sheshtë të fshehur.

Sa i përket pjesës tjetër të look-ut të saj, këngëtarja e "Rude Boy" kishte veshur një pulovër blu me të bardhë me zip Awake NY dhe pantallona të bardha me vija blu anash.

 

Rihanna ecën rrugëve të New York me çorape 1 mijë
Rihanna

 

Fansat dhe ndjekësit e këngëtares u habitën kur panë idhullin e tyre të dilte me çorape rrugëve të New Yorkut sidomos në një ditë me shi, por tërhoqën fjalët mbrapsht kur kuptuan se ishin krejtësisht tjetër gjë.

 

Rihanna ecën rrugëve të New York me çorape 1 mijë
Bottega Veneta

 

 

rihanna

Sondazh

Poll