Art&Argëtim

I dha marijuanë dhe e ngacmoi seksualisht në tualet, një tjetër modele akuzon reperin Diddy

Crystal McKinney tha se ishte një modele e suksesshme 22-vjeçare kur u takua me Combs në një restorant gjatë Javës së Modës në Manhattan.

22 Maj 2024, 11:36 Nga S.B
I dha marijuanë dhe e ngacmoi seksualisht në tualet, një
Crystal dhe Diddy

SHBA- Një ish-modele akuzoi së fundmi reperin Sean "Diddy" Combs për ngacmim seksual ndaj saj në studion e tij të regjistrimit në vitin 2003. Crystal McKinney tha se ishte një modele e suksesshme 22-vjeçare kur u takua me Combs në një restorant gjatë Javës së Modës në Manhattan.

Combs e ftoi atë në studion e tij të regjistrimit po atë natë sipas ish-modeles. Pasi u takuan ajo tymosi kanabis dhe u ndje e trullosur. Combs e çoi atë në banjë, ku ndodhi ngacmimi seksual, sipas padisë.

Combs e çoi atë përsëri në studio dhe ajo humbi ndjenjat, thuhet në padi. Ajo më vonë u zgjua në një taksi dhe kuptoi se ishte ngacmuar seksualisht. Associated Press zakonisht nuk përmend emrat e njerëzve që thonë se janë abuzuar seksualisht nëse nuk dalin publikisht, siç ka bërë McKinney.

Padia u ngrit disa ditë pasi CNN transmetoi videon që tregon Combs duke dhunuar këngëtaren Cassie në koridorin e një hoteli në Los Anxhelos në vitin 2016. Combs publikoi të dielën një video ku pranoi se ai sulmoi Cassie në korridorin e hotelit, duke thënë se i vinte “vërtet keq” dhe veprimet e tij ishin "të pafalshme".

diddy mckinney

Sondazh

Poll