Aktualitet

Nga dhuna ndaj policisë bashkiake e deri te braktisja e fëmijëve, 2 të arrestuar dhe disa të proceduar në gjendje të lirë Berat

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

22 Maj 2024, 15:13 Nga M.B
Nga dhuna ndaj policisë bashkiake e deri te braktisja e fëmijëve,
Foto ilustruese

BERAT- Një 28-vjeçar me inicialet B. D., është arrestuar pasi akuzohet se ka goditur me grushte një punonjës të Policisë Bashkiake në Berat. Po ashtu në pranga u vu dhe një 45-vjeçar me inicialet L. O., banues në Dimal, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu mësohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë dhe për një 55-vjeçar me inicialet B. Ç., banues në fshatin Kutalli, pasi dyshohet se ka ndotur mjedisin, duke hedhur mbetje të produkteve bujqësore, në afërsi të lumit Seman.

Ndërsa janë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 35 vjeçaren me iniciale S. Z.,  pasi është kallëzuar bashkëshorti i saj, se ka braktisur fëmijën e tyre të mitur.

Njoftimi i policisë: 

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 28 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grushte, një punonjës të Policisë Bashkiake. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal vunë në pranga shtetasin L. O., 45 vjeç, banues në Dimal, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Kutalli, pasi dyshohet se ka ndotur mjedisin, duke hedhur mbetje të produkteve bujqësore, në afërsi të lumit Seman.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. Z., 35 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase ka braktisur fëmijën e tyre të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

policia e beratit

Sondazh

Poll