Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, Dumani: Hetime intensive, paratë nuk shkojnë për pronarët

Ai tha se paratë nuk shkojnë për pronarët, por shkojnë tek Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

22 Maj 2024, 14:08 Nga r.ll
Inceneratori i Tiranës, Dumani: Hetime intensive, paratë nuk
altin dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet në Komisionin e Ligjeve për Inceneratorin e Tiranës. Dumani tha se për këtë çështje po bëhen hetime intensive. Ai tha se paratë nuk shkojnë për pronarët, por shkojnë tek Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

“Që nga muaji gusht është sekuestruar dhe çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Sekuestruara, zero para shkon te pronarët. Shkon te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, tha Dumani.  

Të dhënat nga Data Baza Lokale e Spending Data Albania tregojnë se nga data 1 janar deri më 17 prill 2024 nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave janë kryer 392,334,823 lekë pagesa (3,8  milionë euro).  Inceneratori i Tiranës, një vepër që nuk ekziston dhe procesi është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, do të financohet nga taksat e shqiptarëve me 1,27 miliardë lekë (12 mln euro) këtë vit, me rritje gati 20% nga viti 2023, sipas parashikimeve në buxhetin 2024.

altin dumani inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll