Aktualitet

"A është në hetim Veliaj dhe a e keni koleg?", Dumani: Kolegë kam vetëm në Prokurorinë e Posaçme dhe në BKH

Ishte pikërisht deputeti i PD-së, Dashnor Sula ai që pyeti Dumanin për këtë çështje, ndërsa ky i fundit theksoi se kjo është çështje hetimi.

22 Maj 2024, 13:45 Nga r.ll
"A është në hetim Veliaj dhe a e keni koleg?", Dumani:
altin dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në lidhje me hetimin pasuror që Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ishte pikërisht deputeti i PD-së, Dashnor Sula ai që pyeti Dumanin për këtë çështje, ndërsa ky i fundit theksoi se kjo është çështje hetimi. I pyetur a ka koleg siç Veliaj i konsideroi prokurorët pas dëshmisë që dha para disa javësh në SPAK, Dumani se kolegë ka vetëm në Prokurorinë e Posaçme dhe në BKH.  

Sula: A është në hetim Veliaj dhe a keni koleg? Ju s’po lini gjë pa bërë, dhe ne nuk po themi gjë.

Dumani: Përgjigjet do t’i jap dhe me heshtje ndonjëherë. Lidhur me pyetjen e parë, a ka nisur procedim penal për Veliajn. E kam deklaruar dhe vitin e kaluar. Kësaj pyetje nuk i jap përgjigje për asnjë. As për ju të nderuar deputetë dhe as për mediat. Kjo është çështje hetimi. Kolegë ne kemi vetëm kolegët e Prokurorisë së Posaçme dhe ata të të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

altin dumani erion veliaj dashnor sula

Sondazh

Poll