Aktualitet

Të dënuarit e GJKKO përfituan nga Amnistia Penale, Dumani: Është marrë mendimi i SPAK për fazën e parë, jo si është miratuar

Në përgjigjen e tij, kryeprokurori tha dhënia e amnistisë  është kompetencë e Kuvendit dhe sipas tij SPAK nuk mund të ndërhyjë.

22 Maj 2024, 13:27 Nga r.ll
Të dënuarit e GJKKO përfituan nga Amnistia Penale, Dumani:
altin dumani

TIRANË-  Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është pyetur në komisionin e Ligjeve nga deputeti Enkelejd Alibeaj në lidhje me Amnistinë Penale, ku u përfituan edhe të dënuarit nga GJKKO.

Në përgjigjen e tij, kryeprokurori tha dhënia e amnistisë  është kompetencë e Kuvendit dhe sipas tij SPAK nuk mund të ndërhyjë. Dumani shtoi se për amnistinë është marrë mendimi i institucionit në fazën e parë, por jo për mënyrën si është miratuar.

"Dhënia e amnistisë është kompetencë e Kuvendit dhe ne nuk mund të ndërhyjmë,. Është marrë mendimi nga institucioni në fazën e parë dhe jo në mënyrën sesi është miratuar. Kuvendi e di vetë sesi e ushtron këtë ndryshim ligjor."- tha Dumani.

altin dumani komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll