Aktualitet

Pasagjeri afgan preu damarët, avioni i linjës Lyon-Stamboll bën ulje të detyruar në Rinas

Të njëjtat burime thonë se shtetasi nga afgani është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

22 Maj 2024, 14:55 Nga r.ll
Pasagjeri afgan preu damarët, avioni i linjës Lyon-Stamboll bën
aeroporti i rinasit

TIRANË- Një avion i linjës Lyon-Stamboll ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit, pasi sipas raportimeve një shtetas nga Afganistani ka prerë damarët në avion.

Të njëjtat burime thonë se shtetasi nga afgani është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ishte me leje qëndrimin në Francë.

Njoftimi i policisë:

Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.

aeroporti i rinasit

Sondazh

Poll