Art&Argëtim

FOTOT/ Bella Hadid shkëlqen në tapetin e kuq të Kanës, fustani zbulues merr vëmendjen

Fustani është nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024 i Saint Laurent nga Anthony Vaccarello.

21 Maj 2024, 15:27 Nga S.B

 

FOTOT/ Bella Hadid shkëlqen në tapetin e kuq të Kanës,
Bella Hadid

FRANCË- Supermodelja Bella Hadid u rikthye në tapetin e kuq të Kanës sivjet e veshur me një nga tendencat më të nxehta të sezonit, transparencën. Duke zgjedhur një fustan midi ngjyrë kafe të tejdukshme dhe me një dekolte të hapur, modelja vuri në pah fustanin në mënyrën e saj unike.

Fustani është nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024 i Saint Laurent nga Anthony Vaccarello. Trendi transparent/tejdukshëm, i cili ka dominuar në tapetet e kuq vitin e fundit, ishte tema kryesore e koleksionit vjeshtë/dimër 2024 të shtëpisë së Saint Laurent.

FOTOT/ Bella Hadid shkëlqen në tapetin e kuq të Kanës,
Bella Hadid

Modelja zgjodhi një grim mbresëlënës duke theksuar sytë dhe një palë vathë dhe unaza nga Chopard.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

 

bella hadid

Sondazh

Poll