21 Maj 2024, 15:05
Nga B.Z
Belinda Ballu gjatë inspektimit të punimeve
TIRANË - Puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”, po vijon me ritme të shpejta. Kanë përfunduar afro 70% e punimeve fizike, si dhe 90% e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Hekurudhës, Ergys Verdho ndoqën nga afër ecurinë e punimeve. Ministrja Balluku e cilësoi këtë projekt si një ndër më të rëndësishmit duke theksuar se Qeveria Shqiptare prej kohësh ka nisur një strategji për rijetëzimin e këtij sektori, ku Tiranë-Durrës është projekti i parë që do të pasohet edhe me projekte të tjera në të vijim.
“Është një nga projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, një projekt i nisur prej kohësh me një vonesë të konsiderueshme përsa i përket pjesës së aprovimit të financimit. Megjithatë të gjitha këto janë kapërcyer dhe sot kemi një kantier me ecuri të kënaqshme. Kemi 70% e volumit të punëve të kryera, në ndërkohë që 90% e volumit të veprave të artit të përfunduar. Çfarë është më e rëndësishme që duhet thënë, hekurudha është një nga mjetet e transportit alternativ, një nga mjetet e transportit miqësor me ambientin, por edhe me financat e qytetarit dhe një nga mjetet e transportit që vetë Bashkimit Europian incentivon dhe shtyn përpara për realizimet e tyre. Shqipëria prej kohësh ka nisur një strategji në zhvillimin e rrjetit hekurudhor. Ky është projekti i parë që ne tashmë mezi presim që ta dorëzojmë”, tha Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u ndal më tej edhe tek dy projekte të tjera të rëndësishme, të sektorit hekurudhor, siç është Vorë-Hani i Hotit apo edhe projekti i Korridorit të VIII, projekte të cilat do të jetësohen edhe falë mbështetjes së Bashkimit Europian.
“Transporti hekurudhor ka fokusin e plotë të qeverisë, ka përparësi përsa i përket planeve tona strategjike dhe padyshim Tiranë-Durrësi do të shënojë projektin e parë i cili do të jetë edhe dallëndyshja e parë për rikthimin e këtij mjeti transporti”, nënvizoi Balluku.
Drejtori Verdho bëri të ditur se i gjithë projekti është i ndarë në 4 seksione. “Janë 4 seksione të këtij projekti. Fillon nga Durrësi deri në Shkozet. Nga Shkozeti deri në Vorë. Vorë-Tiranë dhe pjesa e katërt nga Kashari në Rinas, duke lidhur aeroportin me Tiranën dhe Durrësin”, tha Verdho duke shtuar se pjesë e projektit janë 9 ura, tetë prej të cilave tashmë kanë përfunduar. Nga stacioni i Tiranës deri në aeroportin “Nënë Tereza” parashikohet që koha e udhëtimit të jetë 12 minuta, me 3 stacione, ndërkohë që Tiranë-Durrës përllogaritet në 22 minuta, me 8 stacione..
Politike
21 Maj 2024, 14:50
B.Z
Albana Vokshi
TIRANË - Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, ka komentuar mbledhjen që...
Politike
21 Maj 2024, 14:07
I.A
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj duket se zhgënjeu shqiptarët me sjelljen e tij institucionale gjatë vitit të kalua...
Politike
21 Maj 2024, 13:05
N.F
Dhurata Çupi dhe Erinda Ballanca
TIRANË- Në seanën e sotme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, deputetja e PD, Dhurata &C...
Politike
21 Maj 2024, 12:44
N.F
Mbledhja
TIRANË-Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ka nisur me debate. Në këtë mblehdje është...
Politike
21 Maj 2024, 12:32
S.B
Gent Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko foli në Komisionin për Ekonominë dhe Financat...
Politike
21 Maj 2024, 12:23
I.A
Protesta
TIRANË- Ish-kandidati për Bashkinë Tiranë Belind Këlliçi ka paralajmëruar se në ditët në vijim...
Politike
21 Maj 2024, 12:16
N.F
Gjokutaj
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kanë dërguar sërish ...
Politike
21 Maj 2024, 12:09
I.A
Asllan Dogjani
TIRANË- Opozita ka thirrur sërish një protestë gjatë ditës së sotme përpara bashkisë së Ti...
Politike
21 Maj 2024, 12:01
N.F
Teliti
TIRANË- Kreu i këshilltarëve opozitarë, Dorjan Teliti ka marrë pjesë në protestën e sotme të opozit&eum...
Politike
21 Maj 2024, 11:49
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kanë dërguar s&eum...