Politike

Hetimi i Koncesioneve në Shëndetësi/ Vokshi: PS tenton të kthejë hetimin në estradë. “Sterilizimet” nuk janë hetuar plotësisht nga SPAK

Vokshi u shpreh se mazhoranca vijon të kërkojë devijimin nga objekti i hetimit të komisionit, duke akuzuar se shumica po përpiqet që ta kthejë të gjithën në një estradë. Më tej ajo shprehet se SPAK nuk e ka hetuar "Sterilizimin", sipas Vokshit ka hetuar deri në momentin e lidhjes së kontratës. 

21 Maj 2024, 14:50 Nga B.Z
Hetimi i Koncesioneve në Shëndetësi/ Vokshi: PS tenton të
Albana Vokshi

TIRANË - Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, ka komentuar mbledhjen që u mbajt ditën e sotme. Në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, Vokshi u shpreh se mazhoranca vijon të kërkojë devijimin nga objekti i hetimit të komisionit, duke akuzuar se shumica po përpiqet që ta kthejë të gjithën në një estradë. Më tej ajo shprehet se SPAK nuk e ka hetuar "Sterilizimin", sipas Vokshit ka hetuar deri në momentin e lidhjes së kontratës. 

“Nuk ka asnjë arsye pse në komision, të ketë tensione. Duhet të bazohen në ligj e rregullore. Kur këto zbatohen mbledhjet duhet të vijojnë në mënyrë normale, nuk ka pse të ketë anomali. PS ka vijuar të dëshmojë mungesën e vullnetit për të bërë hetimin parlamentar të dy nga koncesionet më korruptive. Mazhoranca vijon të ngulë këmbë që objekti të dalë jashtë vendimit të parlamentit. Sa kohë duan të devijojnë hetimin, nuk duan të përqendrohen në objektin e hetimit, nuk duna të nisin hetimet kur Rama Beqaj dhe ata me të cilët kanë bërë aferën, duan ta shtrijnë që nga 2009 e duan ta kthejnë në estradë.

Ne duam që të përqendrohemi dhe është detyra jonë që të bëjmë një gjë të tillë. SPAK nuk e ka hetuar “Sterilizimin”. Ka hetuar deri në momentin e lidhjes së kontratës. Nuk kemi qëllim vetëm hetim administrativ, por të ndihmojmë hetimin  penal dhe duke parë legjislacionin aktual, të sigurohemi që veprat kriminale të mos ndodhin më. Do të propozojmë ndryshime ligjore që të mos ndodhin më këto vepra kriminale”, tha ajo.

albana vokshi koncesionet ne shendetesi ps

Sondazh

Poll