Sport

Onana pret me padurim finalen e FA Cup: “Duam t'i kënaqim tifozët me një trofe”

Man.United përpiqet të shpëtojë sezonin në 'Wembley'

21 Maj 2024, 08:30 Nga DOSJA

Onana pret me padurim finalen e FA Cup: “Duam t'i kënaqim

ANGLI - Pasi nuk arriti të hyjë në garat evropiane përmes kampionatit, vendi i 8-të është renditja më e keqe që nga viti 1989/90, Manchester United ka shpresën e fundit për të shpëtuar sezonin dhe për të garantuar hyrjen në fazën e grupeve të Europa League nëpërmjet FA Cup.

Detyra nuk është e lehtë, pasi kundërshtari në finale, që do të luhet të shtunën, është Manchester City, por skuadra është e motivuar për të “shpërblyer tifozët” siç shpjegoi portieri André Onana. "Ishte një sezon shumë i vështirë, por ne duam të përfundojmë fuqishëm në Wembley. Ne jemi atje dhe do të luftojmë deri në fund", premtoi kamerunasi.

Optimist ishte edhe trajneri Erik Ten Hag pas fitores (2-0) ndaj Brighton. "Çdo fëmijë ëndërron të luajë në një finale të Kupës dhe është fantastike të jesh pjesë e kësaj. Të gjithë në klub janë të emocionuar për mundësinë për të fituar këtë trofe. Do të jetë e vështirë, por nëse jeni në një finale, qëllimi është të jemi fitues. Ne duam të kthehemi duke fituar trofe dhe duke qenë në Evropë”, shpjegoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll