Sport

Qëllohen me armë!... Dy lojtarë të Marsejës, bien viktima të një tentative të dhunshme për grabitjen e makinave

Faris Moumbagna mposhtin frikën; u përpoqën të merrnin edhe makinën e Zhan Onanës

20 Maj 2024, 17:30 Nga DOSJA
Qëllohen me armë!... Dy lojtarë të Marsejës, bien

FRANCE - Shtypi francez zbuloi këtë të hënë se dy lojtarë të Marsejës ishin viktima të një tentative të dhunshme për grabitje makinash, teksa u kthyen në shtëpi mbrëmë, pas takimit me Le Havre (2-1), përballja e fundit e klubit në Ligue 1 këtë sezon.

Siç zbulohet nga 'Europa 1' dhe 'RMC Sport', Faris Moumbagna dhe Jean Onana morën automjetet e tyre përkatëse në qendrën stërvitore të klubit, kur befas u sulmuan nga disa kriminelë ndërsa po ktheheshin në shtëpi, në një lagje në jug të Marsejës.

Mësohet se kriminelët kanë përdorur edhe armë zjarri, madje janë gjetur vrima plumbash në gabinat e makinave, por automjetet nuk janë vjedhur dhe lojtarët kanë shpëtuar të padëmtuar. Policia ka nisur hetimet…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll