Sport

Fagioli kthehet te Juventusi, pas pezullimit për baste sportive të paligjshme...

Lojtari luajti ndeshjen e tij të fundit për “Zonjën e Vjetër” në tetor 2023

20 Maj 2024, 18:16 Nga DOSJA
Fagioli kthehet te Juventusi, pas pezullimit për baste sportive të

ITALI - Nicolò Fagioli është rikthyer në listën e skuadrës së Juventusit për ndeshjen e kësaj të hëne kundër Bolognas, në raundin e 37-të dhe të parafundit të Serie A, pasi vuajti një pezullim shtatë-mujor për baste të paligjshme.

Trajneri uruguajan, Paolo Montero, i cili mori përkohësisht detyrën e trajnerit të Juventusit të dielën, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit, ka thirrur edhe një herë mesfushorin 23-vjeçar, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit për ekipin torinez në tetor 2023, kundër Atalantës.

Lojtari u dënua për baste në ndeshje, duke përjashtur ato të klubit të tij, Juve, ose Cremonese, ku luajti si huazim, për të cilat mori një dënim të reduktuar, për bashkëpunim me autoritetet dhe pranimin e një programi kushtuar varësisë ndaj basteve, pas së cilës Torino klubi shprehu “mbështetje të plotë” për mesfushorin.

Në tetor, departamenti i drejtësisë i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) sanksionoi zyrtarisht Fagiolin, emri i parë që u shfaq në një skandal rreth basteve të paligjshme me sportistë elitarë italianë, ku u dënua edhe mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, në këtë rast 10 muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll