Sport

Juventusi shmang humbjen, bën mrekullinë ndaj Bolognas, nga 3-0 në 3-3! - VIDEO

Në Dall'Ara, kuqeblutë arritën të kalonin në avantazhin e 3 golave falë Calafiori dhe një goli nga Castro, më pas bardhezinjtë vendosën gjithçka në ekuilibër me Chiesa, Milik dhe Yildiz.

20 Maj 2024, 23:43 Nga DOSJA
Juventusi shmang humbjen, bën mrekullinë ndaj Bolognas, nga 3-0

ITALI - Pas triumfit në Kupën e Italisë dhe tërmetit të Allegrit, Juve e nis sërish me ndeshjen e rradhës në kampionat. Këtë mesjavë bardhezinjtë luajtën ndeshjen e javës së 37-të të Serisë A, nën drejtimin e trajnerit të ri Montero, i cili menjëherë u gjet si një zëvendësues i Alegrit.

Në ndeshjen e kësaj jave, ata u përballën me surprizën e Serisë A të këtij edicioni që është padyshim Bologna e cila i ka marrë edhe vendin në klasifikim. Megjithatë edhe kjo ndeshje ishte e vështirë për bardhezinjët që nuk shkuan më tepër se një barazim 3-3, në një takim që u duk i humbur pasi skuadra e Motës udhëhiqte me tre gola.

Në Dall'Ara, skuadra vendase filloi fuqishëm dhe kaloi 3-0 falë një dy golave të Calafiori (në minutat 2' dhe 53') dhe një goditjeje me kokë nga Castro (11'), ndërkohë nuk e mbyllën pa reaguar këtë ndeshje juventinët të cilët arritën me sakrifica dhe me besim të barazonin një ndeshje që u duk e humbur me shifrat 3-0, duke e çuar në 3-3 falë golave të Chiesas në minutën e 76', më pas me Milik në minutën e 83' dhe në fund vulosi barazimin dhe arriti t’i ndajë nga një pikë goli i Yildiz, vetëm një minut më pas, saktësisht në të 84'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll