Sport

West Ham përgatitet të prezantojë Lopeteguin këtë javë...

Trajneri spanjol u zgjodh për të zëvendësuar David Moyes

20 Maj 2024, 18:42 Nga DOSJA
West Ham përgatitet të prezantojë Lopeteguin këtë

ANGLI - Telenovela ka mbaruar. Pas interesimit për Rúben Amorim (dhe udhëtimin e diskutueshëm në Londër), West Ham tani po përgatitet të zyrtarizojë nënshkrimin e Julen Lopeteguit, sipas BBC.

Me përfundimin e Premier League, ‘Hammers’ pritet të shpallin këtë javë trajnerin e ri spanjol. Skocezi David Moyes nuk do të rinovojë kontratën.

Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Lopeteguin në Angli, pasi ka drejtuar Wolverhampton në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Trajneri spanjol është larguar para fillimit të sezonit aktual për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit anglez.

Në biografinë e tij sportive, Lopetegui ka dy kampionate evropiane U-19 vjeç, një kampionat evropian U-21 dhe një ligë të Evropës, të fituar me Sevilla në 2020.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll