Politike

Procesi i integrimit në BE/ Meta: Në Shqipëri, është krijuar një qeverisje autokrate! Politikat aktuale nuk na udhëheqin në drejtimin e duhur

Meta u shpreh se për vendin tonë, janë vënë shumë kushte për të përmirësuar cilësinë e demokracisë, ndarjen e pushtetit, të drejtat e pronës, por sipas tij mungesa e reformave domethënëse vetëm ka përkeqësuar dhe zgjatur zgjidhjen e këtyre problemeve.

20 Maj 2024, 18:16 Nga B.Z
Procesi i integrimit në BE/ Meta: Në Shqipëri, është
Ilir Meta

TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur këtë të hënë në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij në Institutin Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), në Ljubljanë, Meta deklaroi se Politikat aktuale në Shqipëri nuk na udhëheqin në drejtimin e duhur drejt BE.

Meta u shpreh se për vendin tonë, janë vënë shumë kushte për të përmirësuar cilësinë e demokracisë, ndarjen e pushtetit, të drejtat e pronës, por sipas tij mungesa e reformave domethënëse vetëm ka përkeqësuar dhe zgjatur zgjidhjen e këtyre problemeve.

"Mund të ndiej një zgjatje të konsiderueshme të procesit të integrimit të BE-së në rajon. Një proces që ka vazhduar për rreth 20 vjet në mesataren e vendeve të rajonit. Unë kuptoj që BE-ja ka shumë punë për të rregulluar shtëpinë. Por shpesh është “shumë e butë” me pranimin e “lojërave” nga faktorët lokalë. Shpesh shtetet anëtare të BE-së kanë qenë më kritike sesa institucionet e BE-së (Gjermania, Francia, Hollanda). Por miqtë tanë në zyrat e Brukselit, shpesh janë magjepsur nga këto makinata propagandistike.

Për Shqipërinë, janë vënë shumë kushte për të përmirësuar cilësinë e demokracisë, ndarjen e pushtetit, të drejtat e prones, etc.. Por mungesa e reformave domethënëse vetëm ka përkeqësuar dhe zgjatur zgjidhjen e këtyre problemeve. Në vend, është krijuar një qeverisje autokrate e kleptokrate që jo vetëm ka detyruar më shumë se 1/3 e shqiptarëve të ikin nga vendi, por gjithashtu ka dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme marrëdhëniet në rajon.

Autokratët, siç e dimë mirë, janë lloj i veçantë njerëzish që, për hir të kapjes në pushtet, për hir të shërbesës së ambicieve personale të pakënaqura dhe delirante, janë të gatshëm të sakrifikojnë dhe të bëjnë kompromise edhe me interesat kombëtare. Dhe shpesh bëjnë aleancë me autokratët e tyre të ngjashëm. Dhe kjo mbështetje e pandashme për autokratët ka dobësuar forcat e opozitës, në dëm të demokracisë. Kjo mund të thuhet për Serbinë, kjo sigurisht mund të thuhet për Shqipërinë",- tha Meta.

ilir meta be

Sondazh

Poll