Bota

Policia e Kosovës bastis disa institucione financiare, mbyllen disa degë të bankave të Serbisë

Gjithashtu policia thotë se ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident.

20 Maj 2024, 17:44 Nga E. D
Policia e Kosovës bastis disa institucione financiare, mbyllen disa
foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit. Gjithashtu policia njoftoi se po zhvillon një operacion në gjashtë vendodhje në katër komunat veriore.

"Policia e Kosovës, pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, si Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizim të prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu policia thotë se ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident. Po ashtu qëllimi është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë. 

“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës bankës postare kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur”, thuhet në njoftim.

Ndërsa mediat serbe raportojnë se Policia e Kosovës është futur në së paku katër degë të një banke në veri, si dhe në shërbimin e Bankës Popullore e Serbisë në Komunën e Leposaviçit. Gjithashtu ata rapotojnë se po qëndrojnë edhe pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it.

policia e kosoves

Sondazh

Poll