Bota

Rrëzimi i avionit në Iran, një nga pasagjerët mbijetoi edhe një orë pas aksidentit, tentoi të telefononte zyrën e presidentit

Sipas Mohammad Nami, kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Krizave të Iranit, Imam Al-Hashem mbijetoi për një orë pas rrëzimit, madje duke u përpjekur të kontaktonte zyrën e presidentit.

20 Maj 2024, 14:29 Nga N.F
Rrëzimi i avionit në Iran, një nga pasagjerët mbijetoi edhe
Iran

IRAN- Një detaj i trishtuar doli të hënën, pak pasi u konfirmua se presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe tetë persona të tjerë kishin vdekur në një përplasje helikopteri të dielën. 

Mwsohet një nga pasagjerët e helikopterit fatal ishte Mohammed Ali Al-Hashem, një udhëheqës fetar islamik nga Tabrizi, qyteti ku zyrtarët islamikë po udhëtonin në Iranin veriperëndimor. Sipas Mohammad Nami, kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Krizave të Iranit, Imam Al-Hashem mbijetoi për një orë pas rrëzimit, madje duke u përpjekur të kontaktonte zyrën e presidentit.

“Nuk nevojiteshin teste të ADN-së për të identifikuar pasagjerët”, tha Nami ndërkohë, siç raportohet nga BBC.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim , ndërkohë, raportoi se varrimi i Raisit do të bëhet nesër në Tabriz.

iran vdes ebrahim raisi

Sondazh

Poll