Bota

VIDEO/ Një nga motorët përfshihet nga zjarri, piloti i aeroplanit në Indi detyrohet të bëjë ulje emergjente, kishte 179 persona në bord

Por fatmirësisht askush nuk është lënduar në këtë incident, ku ishte i alarmuar i tërë ekipi i aeroportit si dhe kulla e trafikut ajror që urdhëruan pilotin të bëjë ulje emergjente.

20 Maj 2024, 16:28 Nga E. D
VIDEO/ Një nga motorët përfshihet nga zjarri, piloti i aeroplanit
pamje nga vendngjarja

INDI- Ky është momenti rrëqethës kur një aeroplan i aviokompanisë indiane Air India detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasi njëri prej motorëve iu përfshi nga zjarri derisa në bord ishin 179 persona. Ndërsa pasagjerët e linjës Bengaluru-Kochi, mbetën të tmerruar, pasi disa pjesë të burdit u përfshin nga zjarri disa minuta pasi u ngritën në ajër. Por fatmirësisht askush nuk është lënduar në këtë incident, ku ishte i alarmuar i tërë ekipi i aeroportit si dhe kulla e trafikut ajror që urdhëruan pilotin të bëjë ulje emergjente.

Gjithashtu zjarri kishte shpërthyer vetëm 20 minuta pas udhëtimit, kur pasagjerët mbetën të habitur kur panë se nga motori po dilte zjarri. Videoja e gjiruar nga një prej pasagjerëve shfaq situatën kaotike brenda fluturakes, si dhe zjarrin që dilte nga njëri prej motorëve të aeroplanit.

 

indi zjarr avion

Sondazh

Poll