Bota

Thithte dy-tre shishe me oksid azoti në ditë, 'gazi që të bën për të qeshur' i merr jetën 24-vjeçares në Angli

Në vendin tonë para pak kohësh tullumbacet me oksid azoti u kthyen në shqetësim pasi shumë të rinj filluan ti konsumonin në lokale apo jasht tyre.

20 Maj 2024, 17:39 Nga S.B
Thithte dy-tre shishe me oksid azoti në ditë, 'gazi që
viktima Ellen

ANGLI- 24-vjeçarja Ellen Mercer, pësoi mpiksje gjaku pasi thithte dy deri në tre shishe të mëdha çdo ditë oksid azoti ose siç njihet ndryshe gazi që të bën për të qeshur. Në vendin tonë para pak kohësh tullumbacet me oksid azoti u kthyen në shqetësim pasi shumë të rinj filluan ti konsumonin në lokale apo jasht tyre.

Përdorimi i tepërt i këtij gazi e la të renë të paaftë për të ecur, duke kontribuar në vdekjen e saj. Studentja, nga Gerrards Cross, Bucks, vdiq pas 24 orësh në një departament të urgjencës spitalore.

Muajin e kaluar, mamaja e Ellen lëshoi një paralajmërim zemërthyes pas vdekjes së vajzës së saj. Sharon Cook i tha The Sun: Nëse ka edhe një jetë që mund të shpëtohet nga raporti juaj, atëherë ia vlen të gjitha.

"Ellen nuk i dinte rreziqet e këtij gazi në atë kohë, ishte i ligjshëm dhe për këtë arsye mendohej si i sigurt.” tha nëna e të ndjerës.

Oksidi i azotit mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore dhe në disa raste mund të jetë edhe fatale. Disa efekte anësore të zakonshme nga thithja e gazit janë marramendja, vjellja, çorientimi, humbja e ekuilibrit dhe dobësia në të ecur.

Disa përdorues mund të ndihen gjithashtu në ankth ose paranojak. Përdorimi afatgjatë i gazit për të qeshur mund të shkaktojë një mungesë të vitaminës B12.

Mungesa e B12 mund të shkaktojë gjithashtu dëmtim të palcës kurrizore. Në disa raste, përdorimi i shpeshtë dhe i zgjatur i oksidit të azotit është lidhur me ngjarjet tromboembolike - kjo do të thotë se një mpiksje gjaku është bllokuar dhe ka shkaktuar një pengesë. I ashtuquajturi gazi i të qeshurit ka rezultuar gjithashtu në vdekje.

oksid azoti angli vdekje

Sondazh

Poll