20 Maj 2024, 14:10
Nga M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në një periudhë katërvjeçare, 2019-2023, në Kosovë janë hapur 87 mijë vende pune më shumë. Kurti tha se statistikat e rritjes së vendeve të punës, uljes së shkallës së papunësisë, rritjes së punësimit të grave dhe të rinjve, rritjes ekonomike, rritjes së qarkullimit të bizneseve, e rritjes së të hyrave buxhetore, pasqyrojnë qartazi suksesin e Qeverisë sonë në këtë drejtim.
“Nga 331,742 vende pune në mbyllje të vitit 2019, në fund të vitit 2023, pra për një periudhë 4 vjeçare, kemi 419,126 vende pune apo mbi 87 mijë vende pune më shumë apo mbi 26 për qind. Më tej, nga një rritje ekonomike prej 1 miliard euro për tri vite gjatë mandateve para qeverisë sonë, kaluam në një rritje ekonomike prej 1 miliard euro në vit me Qeverinë tonë. Nga një rritje e të hyrave buxhetore prej 1 miliard euro për më tepër se 10 vite para nesh, kaluam në një mbledhje të të hyrave buxhetore për 1 miliard euro më shumë për tri vite qeverisje”, ka thënë Kurti.
Ai gjithashtu ka folur për rritjen ekonomike dhe të buxhetit gjatë qeverisjes së tij. Këto komente kreu i ekzekutivit të vendit, i ka bërë gjatë prezantimit të projektit për reformën e asistencës sociale nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT). Më tej ai ka thënë se këtë realitet të ri ekonomik për vendin, e konfirmojnë edhe institucionet ndërkombëtare financiare në raportet e tyre, sikurse Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar e së fundmi edhe raporti i agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit kreditor, Fitch Ratings.
“Por punën tonë për zhvillim ekonomik të vendit e cila u përkthye në më shumë vende pune për qytetarët e Republikës dhe më shumë të hyra buxhetore për Kosovën, nuk e ndalëm këtu”.
Sipas Kurtit, Qeveria që ai drejton ka punuar që këto të hyra t’i rishpërndajë përmes skemave të ndryshme sociale e masave të shumta për qytetarët, bizneset e posaçërisht tek grupet e cenueshme të shoqërisë. Kurti theksoi se skema e re e heq diskriminimin që ekziston me skemën aktuale, duke mos përjashtuar nga skema familjet që nuk kanë më fëmijë nën 5 vjeç, dhe e inkurajon punësimin në anën tjetër përmes mekanizmave nxitës dhe bashkëpunimit me Agjencinë e Punës. Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi se mësimet që do të nxirren nga ky pilotim do të reflektohen edhe në Projektligjin e ri për mbrojtjen sociale./ Monitor
albin kurti
Bota
20 Maj 2024, 13:52
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Shkencëtarët së fundmi janë shprehur se kanë bërë një zbulim “game changing" që d...
Bota
20 Maj 2024, 13:49
r.ll
mohammad mokhber
IRAN- Zëvendëspresidenti Mohammad Mokhber është shpallur president i përkohshëm i Iranit dhe do të sh&e...
Bota
20 Maj 2024, 13:53
S.B
Julian Assange
LONDËR- Julian Assange ka fituar mundësinë për të apeluar kundër ekstradimit të tij në Shtetet ...
Bota
20 Maj 2024, 13:42
M.B
Rishi Sunak
LONDËR- Rregullatori britanik i medias Ofcom paralajmëroi kanalin televiziv GB News se mund të përballet me sanksione pasi ...
Bota
20 Maj 2024, 13:32
N.F
Foto ilustruese
KINË- Dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një...
Bota
20 Maj 2024, 13:36
M.B
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov merr pjesë në një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit iranian Ebrahim...
Bota
20 Maj 2024, 13:25
M.B
Sergei Lavrov dhe Wang Yi hyjnë në një sallë gjatë një takimi në Moskë, Rusi, 22 shkurt 2023.
KAZAKISTAN- Ministri...
Bota
20 Maj 2024, 13:16
r.ll
yahya sinwar dhe benjamin netanyahu
IZRAEL- Gjykata Penale Ndërkombëtare ka kërkuar urdhra arresti për liderin e Hamasit, Yahya S...
Bota
20 Maj 2024, 13:17
N.F
Kuvendi
KOSOVË- Grupet parlamentare nuk arritën të pajtohen të hënën për thirrjen e një seance parlamentare pë...
Bota
20 Maj 2024, 12:47
M.B
Josep Borrell dhe Ebrahim Raisi
BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme, Josep Borrell ka reaguar n&eu...