Marrëveshja me Italinë/ Shtyhet hapja e qendrave të emigrantëve në Shëngjin
Pamje nga kampi LEZHË - Hapja e dy qendrave për emigrantë në Shqipëri, që do të drejtohen nga Italia, është sh...
Policia sqaron se tre personat në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë me forcnë në “Sheshin "Skënderbej", një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme.

TIRANË - Tre persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë mbajtur peng dhe kanë dhunuar një 20-vjeçar. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Sheshin "Skënderbej" ku fillimisht tre të rinjtë Denis Baxhaku 36-vjeç, Ermand Hoxha 31-vjeç dhe i riu me iniciale H.P 19-vjeç në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë me forcë në “Sheshin "Skënderbej", një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme.
Si pasojë janë arrestuar dy prej tyre ndërsa është shpallur në kërkim 19-vjeçari. Sakaq policia njofton se ka arrestuar edhe një person tjetër, Teo Kolemiço që ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar në Polici.
Njoftimi i plotë i policisë:
I hoqën lirinë një shtetasi dhe ushtruan dhunë ndaj tij, arrestohen 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Gjithashtu, u arrestua 1 shtetas tjetër që ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar në Polici.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të marrë ditën e sotme nga një 20-vjeçar, se 3 shtetas i kishin hequr lirinë dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Si rezultat:
- u arrestuan shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi H. P., 19 vjeç, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë";
- u arrestua shtetasi T. K., 28 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Shtetasit D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin, ndërsa shtetasi T. K. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Pamje nga kampi LEZHË - Hapja e dy qendrave për emigrantë në Shqipëri, që do të drejtohen nga Italia, është sh...
Pamje nga martesa TIRANË - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë-Myftinia Tiranë, ka reaguar lidhur me martesën që u zhvillua nj&e...
foto ilustruese VLORË- Agjencia E Mbikqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra Nënkomisari me inicialet M.Q në Vlorë. Mësohet se pa...
foto ilustruese TIRANË- Një person ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë. Bëhet me dije s...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet një 25-vjeçar me inicialet S.M në Tiranë. Mësohet se Gjykata e Tiranës ka cakt...
foto ilustruese VLORË- Arrestohet 36-vjeçari në Vlorë për vjedhje. Mësohet se Amaraldo Çela 36 vjeç, vod...
foto ilustruese TIRANË- Një person është arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është proceduar. Bëhet m...
GJKKO TIRANË - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar këtë të hënë...
Arben Ndoka dhe Durim Bami TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje të tjera nga tentativat për të vrarë Durim Bamin me porosi t&e...
eduart danaj, enkelejda danaj GREQI- Eduard Danaj, 50-vjeçari shqiptar i cili masakroi me thikë në mes të rrugën bashkë...