Aktualitet

Kanosën dhe goditën me sende të forta një 44-vjeçare arrestohet 24-vjeçari dhe procedohet shoku i tij

Gjithashtu dyshohet se ngjarja është regjistruar për motive të dobta.

20 Maj 2024, 15:42 Nga E. D
Kanosën dhe goditën me sende të forta një 44-vjeçare
foto ilustruese

TIRANË- Një person është arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është proceduar. Bëhet me dije se A.,A., 24 vjeç dhe shoku i tij D. A., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë kanë kanosur një 44-vjeçare. Gjithashtu dyshohet se ngjarja është regjistruar për motive të dobta.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. A., 24 vjeç, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin D. A., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ditën e djeshme, rreth orës 12:30, në rrugën “Hoxha Tahsim”, shtetasi A. A., dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen G. T., 44 vjeçe, ndërsa shtetasi A. A., ka kanosur dhe ka goditur me sende të forta shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

policia e tiranes

Sondazh

Poll