20 Maj 2024, 15:38
Nga B.Z
GJKKO
TIRANË - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar këtë të hënë ndalimin e publikimit të dosjes së fundit të SPAK-ut ku u lëshuan 50 urdhër-arreste për të goditur 7 grupe kriminale, pas bisedave në aplikacionin “Sky Ecc”. Në bisedat e "kokave" të krimit në vend në aplikacionin “Sky Ecc” zbardheshin disa atentate dhe planet për të kryer vrasje të rivalëve të tyre.
Në njoftimin e GJKKO thuhet se urdhërimi i ndalimit të publikimit të dosjes është deri në përfundim të hetimeve paraprake, teksa kërkon mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje.
Njoftimi i plotë i GJKKO:
1. Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në kuadër të procedimit penal Nr. 59 të vitit 2022, pasi shqyrtoi kërkesës e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin në mungesë të masave të sigurisë, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka disponuar lidhur me masat e sigurimit, ndër të tjera bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ka vendosur: ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajatjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.
2. Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje.
gjkko spa operacion skyecc
Aktualitet
20 Maj 2024, 14:13
I.A
Arben Ndoka dhe Durim Bami
TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje të tjera nga tentativat për të vrarë Durim Bamin me porosi t&e...
Aktualitet
20 Maj 2024, 14:11
r.ll
eduart danaj, enkelejda danaj
GREQI- Eduard Danaj, 50-vjeçari shqiptar i cili masakroi me thikë në mes të rrugën bashkë...
Aktualitet
20 Maj 2024, 14:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Barra e sëmundjeve ka qenë më e lartë vitin e kaluar, teksa të dhënat zyrtare tregojnë për ...
Aktualitet
20 Maj 2024, 14:01
I.A
Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me planin e Arben Ndokës dhe...
Aktualitet
20 Maj 2024, 13:38
r.ll
arben ndoka, durim bami
TIRANË- Pas hetimit të SPAK që çoi në lëshimin e 50 urdhër arresteve janë zbardhur ...
Aktualitet
20 Maj 2024, 13:27
r.ll
emiljano shullazi, durim bami
TIRANË- Pas hetimit të SPAK që çoi në nxjerrjen e 50 urdhër arresteve janë zbardhur kom...
Aktualitet
20 Maj 2024, 13:25
I.A
Arben Noka dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Detaje të reja janë nxjerr nga dosja hetimore për planifikimin e eleminimit të vëllez&e...
Aktualitet
20 Maj 2024, 13:20
Elton Qyno
TIRANË- Një shifër prej 500 mijë është ofruar paradhënie për të vrarë fillimisht Durim Bamin dhe më pas...
Aktualitet
20 Maj 2024, 12:58
N.F
Arrestimi i Markut
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë në Duu...
Aktualitet
20 Maj 2024, 13:01
r.ll
Dom Mark Pashkja
TIRANË- Ditën e djeshme dy vajzat, Alba dhe Edlira kanë lidhur martesë në një festë private në...