Aktualitet

Martesa e dy vajzave në tarracën e Bashkisë/ Reagon ashpër Myftinia-Tiranë: Akti në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes

Në një reagim zyrtar Komuniteti Mysliman shprehet se ky është një akt i pabazuar ligjërisht në martën e dy individëve, ndërsa shton se rasti është në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe me Kodin e Familjes.

20 Maj 2024, 16:11 Nga B.Z
Martesa e dy vajzave në tarracën e Bashkisë/ Reagon ashpër
Pamje nga martesa

TIRANË - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë-Myftinia Tiranë, ka reaguar lidhur me martesën që u zhvillua një ditë më parë mes dy vajzave, në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Në një reagim zyrtar Komuniteti Mysliman Myftinia shprehet se ky është një akt i pabazuar ligjërisht në martën e dy individëve, ndërsa shton se rasti është në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe me Kodin e Familjes.

Myftinia-Tiranë u ka bërë më tej thirrje institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar sipas tyre në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë.

Njoftimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë-Myftinia Tiranë:

Myftinia Tiranë ka përcjellë me shqetësim aktin e pabazuar ligjërisht të një "martese" mes dy individësh të së njejtës gjini të mbajtur në ambientet e një institucioni shtetëror.

Me të njejtin intensitet, Myftinia Tiranë, përcjell edhe shqetësimin e mijëra besimtarëve dhe qytetareve të Tiranës, të cilët ndjehen të irrituar para një akti të tillë i cili nuk përfaqeson as botëkuptimin, as fenë dhe as traditën e shqiptarëve.

Zhvillimi i një procedure të tillë në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë është një veprim i rrezikshen për të legalizuar dhe normalizuar një proces që tenton të imponohet pa dëshirë përmes shkatërrimit të familjes dhe kulturës tonë kombëtare.

Ne, këshillojmë dhe u bëjmë thirrje institucioneve të jenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve të tilla duke mos u profilizuar në drejtimin e kundërt me pjesën dërrmuese të votuesve dhe taksapaguesve shqiptarë.

Myftinia Tiranë, mbetet e angazhuar tërësisht dhe fuqimisht në mbështetjen dhe promovimin e vlerave të familjes si thelbi i shoqërive të krijuara nga Zoti i Lartësuar për mbarëvajtjen e njerëzimit.

Po ashtu mbetet e angazhuar në promovimin e çdo akti i cili synon lartësimin moral të ndërgjegjes tonë kombëtare si dhe çdo sipërmarrjeje që çon drejt mirëqenies tonë publike materiale apo shpirtërire qoftë ajo.

komuniteti mysliman i shqipërisë-myftinia bashkia tiranë 273 milionë lekë shpenzim

Sondazh

Poll