Aktualitet

Vrau ish-gruan me thikë në Athinë/ Gjykata e la në burg, Eduart Danaj kërkon falje para trupës gjykuese: Më vjen keq!

I pandehuri i ka kërkuar falje hetuesit për krimin që thuhet se e kreu në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

20 Maj 2024, 14:11 Nga r.ll
Vrau ish-gruan me thikë në Athinë/ Gjykata e la në burg,
eduart danaj, enkelejda danaj

GREQI- Eduard Danaj, 50-vjeçari shqiptar i cili masakroi me thikë në mes të rrugën bashkëshorten e tij ka dalë sot para togave të zeza në Greqi.  I pandehuri i ka kërkuar falje hetuesit për krimin që thuhet se e kreu në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve. Informacionet thonë se në kërkim të faljes ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se i vjen keq për veprimin e tij. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg, shkruajnë mediat greke. 

40-vjeçarja, Enkelejda Danaj u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit në Greqi. Ajo ishte goditur me thikë në bark nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç me origjinë nga Vlora. Raportohet se 40-vjeçarja e kishte denoncuar tre herë ish-bashkëshortin për dhunë në familje, por ky i fundit është lënë i lirë nga policia vendase. Sipas informacioneve të mediave greke, Enkelejda kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari, kishte nisur të konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe të bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka dhunuar dhe kërcënuar disa herë. Hera e fundit që 40-vjeçarja e kishte denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa do të dilte para gjyqit më 17 maj.

eduart danaj enkelejda danaj vrasje ne greqi

Sondazh

Poll