Politike

Kallëzimi i Metës për Autoritetin e Dosjeve/ Filip Talo del nga Prokuria e Tiranës: Iu qëndroj deklaratave që kam bërë më parë

Filip Talo është personi kyç në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

20 Maj 2024, 11:17 Nga r.ll
Kallëzimi i Metës për Autoritetin e Dosjeve/ Filip Talo del nga
foto ilustruese

TIRANË- Filip Talo ka dhënë dëshminë e tij në Prokuroria e Tiranës, ku ka thënë se i qëndron deklaratave që ka bërë më parë. 

“Iu qëndroj pretendimeve që kam bërë dhe nuk dua të shqetësohet me familja ime.”, mësohet të ketë deklaruar Talo, i cili u pyet për kallëzimin e kreut të PL-së, Ilir Metës kundër autoritetit të Dosjeve.

Filip Talo është personi kyç në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kush është Filip Talo? 

Filip Talo ka lindur në Lushnje në vitin 1969. Ai rezulton të ketë qenë shok klase me ish-presidentin Ilir Meta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.

Në vitin 1989 ai ka dashur të arratiset nga Shqipëria dhe këtë plan ia ka treguar shoku të tij të klasës me inicialet I.M, që për Autoritetin e Dosjeve është Ilir Meta dhe për këtë të fundit Ilir Murataj.

Sipas të dhënave, Filip Talo rezulton që deri në vitin 2013 të ketë punuar në Drejtorinë e Metrologjisë. Ky institucion është në varësi të Ministrisë së Energjetikës dhe Transporteve e cila në atë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejtonte vendin në koalicion me Partinë Demokratike.

Madje, në një raport të Kontrollit të Shtetit bërë në drejtorinë e metrologjisë është edhe emri i Filip Talos.

KLSH kërkon që për këtë person të vendoset një gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve apo një masë administrative pasi nuk kishin respektuar procedurat në disa tenderë të zhvilluara.

Filip Talo sipas këtij dokumenti, mbante detyrën e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave.

filip talo ilir meta autoriteti i dosjeve

Sondazh

Poll