20 Maj 2024, 10:38
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Filip Talo është thirrur në prokurori për të dhënë shpjegime në orën 10.30. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Raportohet se Talo do pyetet për kallëzimin e Metës kundër autoritetit te Dosjeve. Talo është personi kyç në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Kush është Filip Talo?
Filip Talo ka lindur në Lushnje në vitin 1969. Ai rezulton të ketë qenë shok klase me ish-presidentin Ilir Meta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.
Në vitin 1989 ai ka dashur të arratiset nga Shqipëria dhe këtë plan ia ka treguar shoku të tij të klasës me inicialet I.M, që për Autoritetin e Dosjeve është Ilir Meta dhe për këtë të fundit Ilir Murataj.
Sipas të dhënave, Filip Talo rezulton që deri në vitin 2013 të ketë punuar në Drejtorinë e Metrologjisë. Ky institucion është në varësi të Ministrisë së Energjetikës dhe Transporteve e cila në atë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejtonte vendin në koalicion me Partinë Demokratike.
Madje, në një raport të Kontrollit të Shtetit bërë në drejtorinë e metrologjisë është edhe emri i Filip Talos.
KLSH kërkon që për këtë person të vendoset një gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve apo një masë administrative pasi nuk kishin respektuar procedurat në disa tenderë të zhvilluara.
Filip Talo sipas këtij dokumenti, mbante detyrën e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave.
filip talo ilir meta autoriteti i dosjeve
Politike
20 Maj 2024, 10:21
r.ll
rajmonda balilaj
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilajn dhe 6 zyrtarë...
Politike
20 Maj 2024, 09:46
r.ll
aleksandar bogdanovic dhe ilir meta
MAL I ZI- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Malin e Zi...
Politike
19 Maj 2024, 20:59
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendi ynë drejtohet sipas tij nga mafia. Gjatë fjalë...
Politike
19 Maj 2024, 20:49
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme projektligjin për shëndetin riprodhues. Gjatë f...
Politike
19 Maj 2024, 20:23
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se projektligjin për privatizimin e pronës shtet&eu...
Politike
19 Maj 2024, 19:31
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka komentuar sërish pasditen e sotme projektligjin për Shën...
Politike
19 Maj 2024, 17:03
B.Z
Mitsotakis, Rama
GREQI - Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë për mediat maqedonase, k...
Politike
19 Maj 2024, 16:50
B.Z
Thumanë-Kashar
TIRANË - Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ba...
Politike
19 Maj 2024, 15:49
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një intevristë për mediat e Kosovës, ka komentuar mardhënien e tij...
Politike
19 Maj 2024, 15:37
I.A
Arli Naska
TIRANË- Një tjetër drejtor i Bashkisë së Tiranës ka dalë zbuluar për sa i pëket pasurisë s&eum...