19 Maj 2024, 20:49
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme projektligjin për shëndetin riprodhues. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha shprehet se ky projektligj i hap rrugë sterilizimit të adoleshentëve. Sipas tij kjo lidhet me mafian, dhe ka si qëllim shkatërrimin e familjes. Ai bën përgjegjës kryeministrin Rama, teksa shton se ky i fundit e ka kthyer Shqipërinë në eksperimentin e degradimit të plotë të familjes.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Në misionin e tij, ky po i shkatërron kombit pronën dhe familjen. Ka shndërruar Shqipërinë në eksperimentin e degradimit të plotë të familjes, si në asnjë vend tjetër. Miqtë e mi! E filloi me prindin 1 dhe prindin 2 dhe e përfundoi me krimin e fermave të surrogacisë, ky kriminel monstruoz, akt të cilin parlamenti Europian e shpalli krim të shëmtuar. Qytetarë dhe qytetare. Unë i bëj thirrje ndërgjegjes tuaj, dinjitetit tuaj, moralit tuaj, ngrihuni të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë të keqe, se për ju, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, mafia dhe vetëm mafia do të vendosë nëse nuk ngrihemi.
Të dashur miq! Ju e dëgjuat debatin për ligjin e surrogacisë, e krimit më monstruoz familjar në shekujt dhe mijëvjeçarë. Por ai ligj kishte edhe një kolonë e cila nuk u komentua sa duhet. Cila ishte kolona; ishte neni që i hapte rrugën sterilizimit të adoleshentëve. A mund të ketë mendje më monstruoze se sa, të bësh ligj për të sterilizuar adoleshentët. Miqtë e mi! Po me se lidhej kjo? Kjo lidhej me mafian dhe vetëm mafian.
Po pse? Sepse nesër, këto vajza do të kërkonin të bëheshin nëna dhe tani rrugën e vetme do të kishin surrogacinë. A e kuptoni se se çfarë djajsh janë këta. Për të rritur klientelën e klinikave të mafias, këta të pashpirtë, këta të pafytyrë nuk lanë ligj pa vendosur.
projektligj per shendetin riprodhues sali berisha
Politike
19 Maj 2024, 20:23
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se projektligjin për privatizimin e pronës shtet&eu...
Politike
19 Maj 2024, 19:31
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka komentuar sërish pasditen e sotme projektligjin për Shën...
Politike
19 Maj 2024, 17:03
B.Z
Mitsotakis, Rama
GREQI - Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë për mediat maqedonase, k...
Politike
19 Maj 2024, 16:50
B.Z
Thumanë-Kashar
TIRANË - Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ba...
Politike
19 Maj 2024, 15:49
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një intevristë për mediat e Kosovës, ka komentuar mardhënien e tij...
Politike
19 Maj 2024, 15:37
I.A
Arli Naska
TIRANË- Një tjetër drejtor i Bashkisë së Tiranës ka dalë zbuluar për sa i pëket pasurisë s&eum...
Politike
19 Maj 2024, 13:20
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Meta gja...
Politike
19 Maj 2024, 13:02
N.F
David Cameron
TIRANË- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vizitojë Shqipërinë Si pjesë e lidershipit n&eu...
Politike
19 Maj 2024, 10:00
N.F
David Cameron
ANGLI- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vijë së shpejti në Shqipëri për të...
Politike
18 Maj 2024, 21:09
r.ll
sali berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme akuzat e tij ndaj kryeprokuror...