Politike

Balluku inspekton punimet e aksit Thumanë Kashar: Po punohet me ritme të shpejta që aksi të hapet me 30 qershor

Ministrja shprehet se po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që aksi të hapet me 30 qershor. Ministrja tha se bëhet fjalë për një autostradë të mbyllur, e kategorisë A, e cila ka hyrje dhe dalje të lidhura me mbikalime dhe nënkalime, dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

19 Maj 2024, 16:50 Nga B.Z
Balluku inspekton punimet e aksit Thumanë Kashar: Po punohet me ritme
Thumanë-Kashar

TIRANË - Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inskeptuar nga afër punimet që kanë nisur për ndërtimin e Thumanë-Kashar.

Në një postim në rrjete sociale, teksa ka ndarë pamje nga punimet, Ministrja shkruan se po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që aksi të hapet me 30 qershor. Ministrja tha se bëhet fjalë për një autostradë të mbyllur, e kategorisë A, e cila ka hyrje dhe dalje të lidhura me mbikalime dhe nënkalime, dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

"Në kantierin e Thumanë-Kashar, po punohet me ritme të shpejta për të siguruar përfundimin e këtij aksi më 30 qershor, përmes të cilit lehtësohet ndjeshëm qarkullimi i automjeteve.",- shkruan Balluku në Facebook.

 

 

belinda balluku thumane-kashar

Sondazh

Poll